LajmeRajon

Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se arrestimi ndodhi në Istog, pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.

“Fsh. Shushicë, Istog 02.06.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Show More

Related Articles

Back to top button