Maqedoni

Arrestohet një vjedhës nga Tetova, paratë e vjedhura i kthehen pronarit

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 28 vjeçarin K.V. nga Tetova.

Personi në fjalë dyshohet se paraprakisht në një restorant kishte marrë të holla nga portofoli i një personi.

Paratë e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, derisa personi i dyshuar është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj K.V. do të ngritët padi adekuate.

Show More

Related Articles

Back to top button