LajmeMaqedoni

“Arrihet marrëveshja mes Sllupçanit dhe EVN-së”

Është arritur marrëveshje mes përfaqësuesve të fshatit Sllupçan dhe përfaqësuesve të EVN-së, në takimin e organizuar në ambientet e komunës së Likovës. Këtë e ka konfirmuar përfaqëseuesi i fshatit Iljasa Abazi, përcjell Open-TV.

“Është arritur marrëveshje mes Përfaqësuesve të fshatit Sllupçan dhe Përfaqësuesve të EVN-së. Ne si përfaqësues të zgjedhur nga bashkëfshatarët e Sllupçanit prej 9 anëtarëve, sot në objektin e komunës së Likovës kemi arritur marrëveshje me përfaqësuesit e EVN-së. Në takimet me përfaqësuesit e EVN-së, gjithnjë paraprakisht jemi takuar dhe konsultuar me banorët e fshatit për të arritur më të mirën për fshatin tonë, andaj edhe në vazhdimësi për ç’do ankesë, do të jemi në shërbim të tyre”.

“Faleminderit për ata gazetarë dhe mediume që kanë informuar korrekt, nuk kanë qenë të njëanshëm!”

“Faleminderojmë edhe njëherë bashkëfshatarët tanë, për besimin e dhënë ndaj nesh dhe durimin që kishin gjatë kësaj kohe!”, ka deklaruar Abazi, përfaqësuesi i fshatit Sllupçan, i zgjedhur nga banorët e fshatit për bisedime me përfaqësuesit e EVN-së. (Open-TV)

Show More

Related Articles

Back to top button