LajmeMaqedoni

Arrihet marrëveshje ndërmjet EVN-së dhe banorëve të Sllupçanit

EVN dhe banorët e Sllupçanit arritën marrëveshje. Ekipet e Elektroshpërndarjes do të fillojnë me realizimin e projektit për rikonstruimin e rrjetit në Sllupçan, njoftoi EVN.

“Është arritur marrëveshje me banorët e Sllupçanit, ndërsa garanci janë dhënë nga pushteti lokal dhe nga të gjitha partitë politike. Javën e ardhshme në organizim të ministrit të Ekonomisë dhe kryetarit të Likovës do të mbahet takim në komunën e Likovës në të cilin do të dakordohen të gjitha detajet për organizimin dhe realizimin e projektit dhe me punë në terren do të fillojë nga 9 gushti i këtij viti”, informuan nga EVN.

Show More

Related Articles

Back to top button