LajmeMaqedoni

Arsim Hasani nga ASH u zgjodh drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi si u.d drejtor të Fondit Pensional dhe Invalidor, Arsim Hasanin.

 “Qeveria ka dhënë pëlqimin e saj me Vendimin e datës 17.03.2023 të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, me të cilin Arsim Hasani u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut”, informon shërbimi për informin i Qeverisë.

Arsim Hasani është kryetar i degës së ASH në Kumanovë. Ai vite më parë ka qenë aktivist politik dhe në një periudhë ka qenë Drejtor i Agjencisë së Emigracionit të RMV-së.(INA)

Show More

Related Articles

Back to top button