LajmeMaqedoni

Arsimi i mesëm, vende të lira në shkolla profesionale

Një pjesë e shkollave të mesme profesionale vazhdon të mbetet me numër të vogël të nxënësve, pavarësisht paralajmërimeve të Ministrisë së Arsimit se shumica e shkollave të mesme thuajse kanë plotësuar vendet e parashikuara.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në dy afatet për regjistrim të gjysmëmaturantëve në vitin shkollor 2023/2024 janë regjistruar 15.481 nxënës, gati dy të tretat e tyre në shkollat profesionale. Sipas renditjes, në arsimin profesional janë regjistruar 10.277 nxënës, në gjimnaze 4.603, në arsimin sportiv 414 dhe në arsimin artistik 187 nxënës. Sipas gjuhës së mësimit, për mësim në gjuhën maqedonase janë regjistruar 11.325, në gjuhën shqipe 3.852, në gjuhën turke 298 dhe në gjuhën serbe 6 nxënës. Regjistrimi në afatin e radhës do të bëhet më 21 gusht në shkollat ku ka vende të lira. 

Show More

Related Articles

Back to top button