LajmeRajon

Arta Hoxha zgjidhet anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e sancës që po mbahet sot, ka zgjedhur Arta Hoxhën, anëtarë joekzekutive të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Hoxha është zgjedhur në raundin e dytë të votimit dhe ka marr 47 vota, ndërsa kundërkandidati i saj në këtë raund Valdrin Kasumaj, ka marr 35 vota.

Në raundin e parë përveç Hoxhës dhe Kasumjat në garë kanë qene edhe Afrim Atashi, Enver Bajçinca e Florim Peci, por që nuk kanë marr votat e mjaftueshme.

Kuvendi në këtë seancë ka formuar edhe Komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe një nga komuniteti shqiptar.

Ndërkohë që nuk ka kaluar Raporti i Komisionit hetimor parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button