LajmeSport

Arteta në konferencën para Cityt: Topi nuk duhet të shkojë tek Haaland!

Manchester City-Arsenal është padyshim ndeshja e sezonit për të dyja skuadrat e Premier League. 

Në konferencën për shtyp, trajneri Mikel Arteta i pyetur rreth strategjisë për të ndalur fenomenin Erling Haaland u shpreh se nuk ekziston një formulë fikse, por që të tijtë duhet të mos e lejojë të prek topin. Nga ana tjetër, spanjolli konfirmoi mungesën e mbrojtësit William Saliba të dëmtuar ndërsa tha se Granit Xhaka (nuk luajti as ndaj Southampton për arsye shëndetësore) mbetet në dyshim.

“Saliba nuk është përmirësuar, mbetemi në pritje. Por, për momentin nuk është në gjendje për të luajtur, por e përgatisim këtë ndeshje pa atë. Sa i takon Xhakës, edhe ai mbetet në pikëpyetje. Për ne do të ishte një mungesë e rëndësishme.

City? Për mua kjo nuk është ndeshja që vendos sezonin, por është një sfidë dhe është nga ato sfidat e vështira që mua më pëlqejnë. Do të luajmë në fushën e tyre, por do të mundohemi të fitojmë. Nëse duam të jemi kampionë, atëherë duhet t’i mundim të gjithë. Le të mbetemi të fokusuar tek fuqitë tona dhe t’iu shkaktojmë atyre probleme.

Nuk mund t’iu lejojmë hapësira sepse skuadrat e mëdha të ndëshkojnë në rastin e parë. Por, po punojmë në lidhje me pikat e tyre të dobta dhe të forta. E dimë se kush janë dhe skuadra e Manchester Cityt nis që nga portieri, na duhet të jemi shumë të fokusuar dhe t’iu përshtatemi.

Haaland? Nuk e krahasoj me askënd, ai të bën dëm sepse është një sistem i gjithë që është në funksion të tijin. Ka shumë lojtarë të mirë që e rrethojnë dhe mënyra më e mirë për ta ndalur është që të mos lejojmë të shërbehet nga shokët e skuadrës.

Show More

Related Articles

Back to top button