GostivarLajme

Artisti me famë ndërkombëtare Edmond Dhrami, hapi ekspozitën e tij në Gostivar

Piktori i mirënjohur shqiptar Edmond Dhrami, në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Gostivar, çeli ekspozitën personale. Në prani të dashamirëve të artit nga Gostivari dhe qytete tjera, ekspozita u prit mjaftë mirë. Artsiti nga Fieri, pikturon prej 46 vitesh, ndërsa 28 vite jeton në Itali ku punon dhe ndjek aktivitetin e tij artistik. Kërkimi në pikturën e tij konsiston në ngjyrën në lidhje me materien dhe përfshihet ndërmjet formalizimit dhe konceputales. Këtë e thotë edhe vetë Dhrami, i cili për herë të parë ekspozon në Maqedoninë e Veriut dhe piukërisht në Gostivar.

“Me rastin e ftesës që më bënë, normale që nga ana ime çdo vend dhe çdo ambient, hapësirë është me shumë ineteres. Kjo për mua ishte një eksperiencë e re, hera e parë që ekspozojë jo vetëm në këtë qytet por në Maqedoni jam për herë të parë. Po provojë shumë emocione pasi është një ambient i pa njohur deri më tani dhe jam shumë kuriozë të dijë mendimin, jo vetëm të artistëve, kolegëve, por edhe të artdashësve në lidhje me pikturën time. Ajo çfarë kam prezantuar këtu nuk janë të një fryme të një momenti, nuk është një cikël, janë të disa viteve të fundit, ndërsa temat janë peisazhi, portreti dhe disa abstrakte. Ajo që ka rëndësi për mua është se jam kërkues i ngjyrës, por nuk mund të injorojë subjektin që është shumë i dukshëm në pikturën time dhe vetë gjinia figurative është më se e dukshme”, deklaroi Edmond Dhrami, piktor.

Me shumë dëshirë thotë Dhrami do vija sërish në Maqedoni për të ekspozuar, ndërsa njihet si pjesëmarrës në shumë ekspozita personale e kolektive në Itali, Angli, Francë, Beligjikë, Austri e Spanjë. Është vlerësuar disa herë për stilin e tij origjinal, vlerësim të cilin e bënë edhe piktori dhe profesori universitar i artit, Reshat Ameti sipas të cilit Dhrami di si e heldh ngjyrën në pëlhurë që të gjallërojë pastaj veprën e tij.

“Qyteti i Gostivarit vazhdon të prezentojë artin e mirëfilltë dhe sot Qendra për Kulturë në Gostivar ka bërë një organizim të jashtëzakonshëm ku e kemi një pikëtor shumë të njohur si Edmondi, i cili jeton në Itali dhe ka ekspozuar anembanë botës. Në ekspozitën e sotme do të shihni motive të cilat janë tradiconale me peizash dhe portret, kemi dhe abstraksion, pra kemi një opus të gjerë nga ky artist i njohur. Të gjitha këto peisazhe, portrete që janë antropoligje në artin figurativ, ai ka vendosur një vulë personale, janë bërë në mënyrën e tij. Teknika e tij është e veçantë dhe me stilin që ka përoduru, loja dritë-hije është unike. Ngjason pak nga Rebranti, nga mjeshtrit e vjetër, mirëpo përsëri është origjinal. Përdorë teknikë që piktura të ketë teksturë dhe ngjyra që bartet në pëlhurë vibron, nuk është thjeshtë një shtresë ngjyre, por është e gjallë”, deklaron Reshat Ameti, profesior i artit figurtaiv.

Për pikturën e Dhramit kanë shkruar historianët dhe kritikët më të rëndësishëm në botë. I njohur në Itali dhe jashtë saj, edhe si portretist, për të ka një interes ë madh nga galeritë dhe koleksionistët privat në Evropë. Pak muaj më parë gjatë një audience të veçantë në Vatikan, Dhrami I fali protretin e realizuar nga vetë ai, Papës. Ndryshe, Dhrami është lagruar nga Shqipëria në vitin 1994 ku kishte mbaruar Liceun Artistik të Tiranës, dhe vazhdon kareirrën e tij në Itali ku edhe pos punës profesionale, diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.

Show More

Related Articles

Back to top button