LajmeMaqedoni

ASH-ja, me BDI-në apo me LEN-in? Aziri: ASH është e zhgënjyer nga koalicionet e deritanishme

Aleanca për Shqiptarët për momentin ka një vendim të kryesisë qendrore se do të garojë e vetme në zgjedhje. E sa më tepër që afrohet data e zgjedhjeve, rritet debati për ta ndryshuar atë vendim, tha në Click Plus nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri. Sipas tij, takimet e kreut të partisë Arben Taravari me partitë tjera politike janë të rëndësishme, por se vendimi final do të merret në Kuvendin qendror të partisë.

“Është kryetari i partisë përfaqësues nominal që e përfaqëson partinë brenda dhe jashtë. Absolutisht është e drejtë e tij të takohet me cilindo qoftë që ai konsideron se duhet të takohet. Por vendimet merren në Aleancën për Shqiptarët. Vendimet merren në organet e partisë”, tha Elmi Aziri – nënkryetar ASH.

Por çfarë qëndrimi kanë dy përfaqësuesit më të lartë të partisë, Arben Taravari dhe Ziadin Sela? Aziri nuk zbulon nëse kanë qëndrime të ndryshme sa i përket koalicioneve.

 “Unë po flas edhe publikisht çfarë kanë thënë por edhe vendimin e kryesisë qendrore. Në kuadër të kësaj, edhe z.Taravari edhe z.Sela për momentin kanë qëndrimin se Aleanca për Shqiptarët duhet të del vet në zgjedhje”, theksoi Elmi Aziri – nënkryetar ASH.

Aziri thotë se përvojat e Aleancës nga koalicionimet e kaluara janë zhgënjyese, andaj do të kenë kujdes për veprimet e mëtutjeshme.

“Po është e vërtetë, Aleanca për Shqiptarët është e zhgënjyer nga koalicionet e deritanishme. Ka sakrifikuar vetveten, me vetëdije, subjektin..
-Për të bërë kompromise me ata që kanë bërë koalicione..

Për të arritur një rezultat të një synimi që e ka patur. Megjithatë kemi dalë shumë të zhgënjyer nga veprimet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur nga subjektet me të cilat ne kemi bërë koalicion”, tha Elmi Aziri – nënkryetar ASH.

Sa i përket bllokut politik maqedonas, Aziri tha se assesi nuk vjen në shprehje koalicionimi me parti që e pengojnë rrugën europiane të vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button