LajmeMaqedoni

ASH : Po vazhdon viktimizimi profesional dhe etnik në Ministrinë e mbrojtjes

Avancohet ish Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, i dyshuar për diskriminim në këtë dikaster, përsëri duke diskriminuar kundër kandidaten shqiptare me master dhe shumë përparësi të tjera.

Në bazë të konkursit intern të MM nr. 01/22 të datës 12.12.2022 dhe selektimit administrativ nr. 04/8443/85 me 28.12.2022, Dragan Nikoliq avancohet në Këshilltar Shtetëror (Одлуки за избор по спроведен Интерен оглас број 01/2022 за унапредување на 27(дваесет и седум) административни службеници во Министерството за одбрана – 03.01.2023година.pdf ) edhe pse kundër kandidati në konkurs është më i mirë, sepse: di tri gjuhë më shumë, ka nivel më të lartë shkollimi (magjistraturë), është femër dhe shqiptare, që dmth se këtu përveç përgatitjes profesionale nuk është respektuar Rezoluta e OKB-së për barazi gjinore 1325 si dhe Kushtetuta e RMV, Ligji për nëpunës administrativ, Ligji për mbrojtje, Strategjia e mbrojtjes 2020, Pasqyra strategjike e mbrojtjes, Programa për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të etnive në RMV, etj.

Që ironia të jetë më e madhe, del nga ajo se personi në fjalë ka Vendim 0801-37/13 të datës 01.12.2021 nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi se ka diskriminuar personin NN.

https://kszd.mk/wp- content/uploads/2022/01/0801-37-%D0%BE%D0%B4-01.12.21-Se-utvrduva-voznemiruvanje.21-1-1.pdf.

Gjithashtu, kundër të njëjtit person ka iniciativë nr. 12-464/15 të 20.06.2022, nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, sepse ka dyshim të bazuar për shkelje të dispozitave ligjore dhe akteve nënligjore gjatë kryerjes së detyrës si Sekretar Shtetëror pranë Ministrië së Mbrojtjes sipas nenit 127 alinea 1 pika 4 të Ligjit për antikorrupsion dhe konflikt interesash, deri te Zëvendës Kryetarja e Qeverisë për qeverisje të mirë. Deri tani pa epilog.

https://dksk.mk/wp-content/uploads/2022/06/12-464-15-dp.pdf

Personi në fjalë si funksionar i lartë qeveritar, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes (2017-2022), pengoi zbatimin e ligjit për gjuhët dhe vendimet e Qeverisë 120, 122, 123 të vitit 2019 si dhe nuk respektoi vërejtjet e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Për arsyet e lartpërmendura kundër tij ka disa padi (4-5) për diskriminim profesional, social, etnik dhe religjioz (edhe atë nga oficerë dhe funksionarë të lartë në MM). Po i njëjti person kur dha dorëheqje nga posti Sekretar Shtetëror në MM (31.08.2022) mediat na informuan se atë e bëri për shkaqe shëndetësore dhe personale, atëherë parashtrohet pyetja se si mundet një njeri me një dosje të këtillë dhe gjendje të rënduar shëndëtesore të avancohet në Këshilltar Shtetëror për Sisteme Komunikimi dhe Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes të një shteti të NATO-s pikërisht kur jemi në një ankth kaq të madh të sulmeve kibernetike.

Show More

Related Articles

Back to top button