LajmeMaqedoni

ASH publikon listën e këshilltarëve që do të garojnë në zgjedhjet e 20 gushtit në Këshillin e Tetovës

Aleanca për Shqiptarët ka publikuar listën e këshilltarëve të cilët do të garojnë për një ulëse në këshillin e komunës së Tetovës më datën 20 gusht.

Si bartës liste qëndron Abdulla Osmani, ndërsa lista e plotë përbëhet kryesisht nga të rinjë dhe gati gjysma janë vajza.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, shpreson se me këtë listë fuqishëm do ta shpëtojnë Tetovën nga çdo tentim për ta bllokuar, nga mbeturinat, nga kaosi urbanistik dhe në komunikacion.

“Lista e kandidatëve për Këshillin Komunal të Tetovës që do të garojnë në zgjedhjet e 20 Gushtit. Një listë e dominuar nga të rinjtë, me gjysmën e kandidatëve vajza. Të dëshmuar në profesionet e tyre, me energji, vizion dhe dinjitet personal, besojmë fuqishëm se do ta shpëtojmë Tetovën nga çdo tentim për ta bllokuar, nga mbeturinat, nga kaosi urbanistik dhe në komunikacion, nga ndotja, nga vjedhjet dhe borxhet e krijuara në të kaluarën, si dhe do ta ndërtojmë dhe zhvillojmë ashtu siç i ka hije një qyteti universitar. Të rinjtë me Aleancën për Shqiptarët kanë vetë mundësi që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të mbarë tetovarëve.
Suksese dhe na priftë e mbara”, ka shkruar Sela.

Show More

Related Articles

Back to top button