LajmeRajon

‘Asociacioni s’do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje dhe Hercegovinë’

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Kështu u shpreh i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për Die Presse.

Esobar u shpreh se Aociacioni është një angazhim që Kosova duhet ta përmbushë.

Në lidhje me zgjedhjet në veri, Escobar nënvizoi se qeveria e Kosovës nuk duhet t’i detyrojë kryetarët shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike për serbët.

“Kjo nuk do të jetë një republikë e re serbe si Bosnja dhe Hercegovina. Themelimi i Asociacionit Serb të Komunave në Kosovë është një angazhim ndërkombëtar, ligjërisht i detyrueshëm. Ato përmenden në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Evropian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni Serb i Komunave duhet të vijë. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Serbe si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për këtë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një projekt-marrëveshje. Për shkak të Marrëveshjes së Ohrit”, u shpreh Escobar.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button