Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon befasi në “Anfild Roud”

Në orën 21:00 do të luhen të gjitha ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës Europa. Padyshim supersfida e mbrëmjes është Milan-Roma, përballja e dy skuadrave italiane.


Pas nuk mbetet as dueli Liverpul-Atalanta, ku Berat Gjimshiti së bashku me shokët do të kërkojnë fitoren në stadiumin  “Anfield”. Ndërkohë gjermanet e Leverkusenit, që janë ende të pamposhtur, do të kërkojnë vazhdimin e serisë ndaj Uest Hemit. Ndërkohë një përballje e madhe është në Portugali me Benfikën që mirëpret Marsejën.

Ndeshjet e para të çerekfinales

Milan-Roma

Liverpul-Atalanta

Leverkusen-Uest Hem

Benfika-Marsejë