LajmeSport

 Atalanta përmbys Milanin dhe e eliminon nga Kupa

Milani, jashtë Kupës së Italisë. “Gjëmën” ia bën Atalanta e Berat Gjimshitit, që e mposhti 1-2 brenda në “San Siro”m madje edhe me përmbysje të rezultatit.

Kartoni i kuq i marrë nga trajneri Gasperini në minutën e 38-të, nuk e dekurajoi skuadrën e Bergamos. Rafael Leao zhbllokoi takimin në minutën e 45-të, po ishte io menjëhershëm reagimi i miqve, Koopmeiners nuk fal brenda zonës në limitet e kohës shtesë të fraksionit hapës.

I pafat mbrojtësi i Milanit, Gabbia, i kthyer nga huazimi për të mbushur boshllëqet e mëdha të krijuara në mbrojtje, pasi ai vetë doli i dëmtuar nga fusha në të 38-tën.

I pafat edhe Himenez, afrimi tjetër i merkatos së dimrit, pasi shkaktoi penalltinë që i dha fitoren Atalantës (realizoi të dytin nga pika e bardhë Koopmeiners).

Show More

Related Articles

Back to top button