Rajon

“Atmosfera ka ndryshuar”, Biserko jep lajmin e keq për Beogradin: Mesazh i mprehtë nga Perëndimi lidhur me Kosovën!

Biserko: Perceptimi i Serbisë si një lider i aftë për të udhëhequr të gjithë Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka paralajmëruar se ngjarjet e Banjskës në Kosovë, kanë zvogëluar pozitën e Serbisë, si lider rajon.

Biserko për gazetën “Bota sot”, ka thënë se beson që Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë më Serbinë.

Sipas saj, BE-ja do të bëjë gjithçka për t’i rikthyer Kosovën dhe Serbinë në tryezë, pas tensioneve për shkak të sulmit të 24 shtatorit.

“Incidenti i Banjskës ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhëniet me Serbinë pasi ka nxjerrë në pah brishtësinë e rajonit dhe aspiratat e Serbisë, të cilat ajo shfrytëzon çdo mundësi për t’i ndjekur. BE-ja nuk do të lejojë që Ballkani të ikë dhe në këtë kuptim do të bëjë gjithçka për t’i rikthyer të dyja palët në tryezë. Besoj se Serbia nuk do të tolerohet më, por kjo nuk do të thotë se do të braktiset, pasi mbetet një lojtar kyç në (jo)stabilitetin e Ballkanit”, është shprehur Sonja Biserko.

Show More

Related Articles

Back to top button