LajmeMaqedoni

“Autochtonus” u ngrit nga një shtetas nga Gjermania/ Ministria e Brendshme e RMV nis procedimin penal

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se flamuri Autoktonus , i valëvitur në tubimin e 11 Gushtit gjatë tubimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në sheshin e Tetovës është ngritur nga një 21-vjeçar, shtetas i Gjermanisë. 

Pas këtij identifikimi, është bërë dhe kallëzimi për shkelje të nenit 319 të Kodit Penal për cënimin të sigurisë, shkaktimi i urrejtjes etnike, racore dhe fetare.

Vizita e Kryeministrit Kurti, në Çair të Shkupit dhe në Tetovë, shkaktoi reagime të shumta në shtetin fqinj për shkak se gjatë tubimit në Tetovë, u shfaq flamuri me simbolin e “Shqipërisë të Madhe”.

Ndaj drejtuesve të dy komunave u ngritën padi nga gjykata, edhe për shkak të mungesës së flamurit maqedonas dhe mosvendosjes së himnit shtetëror.

Show More

Related Articles

Back to top button