BotaLajme

Avioni bie në mes të rrugës dhe shpërthen, 10 viktima, mes tyre një politikan

Të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që u regjistrua në një zonë turistike në Malajzi.

Mediat raportojnë se një avioni privati doli nga kontrolli dhe me një shpejtësi marramendëse u përplas në një autostradë, pak minuta pasi ishte nisur nga një resort luksoz në Elmina in Shah Alam.

Sipas të dhënave, 8 nga viktimat udhëtonin në avion, ndërsa dy të tjerë ishin duke ecur me makinat e tyre. Raportohet se mes viktimave ishte dhe një politikan i lartë në shtetin Pahang.

Momenti i rënies së avionit dhe shpërthimit të tij në flakë është kapur nga shumë kamera sigurie.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por mësohet se autoritetet kanë nisur hetimet.

Show More

Related Articles

Back to top button