LajmeRajon

Avokatët e Berishës, dorëzuan në gjykatën e Apelit ankimimin për masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje policore

Avokatët e ish-kryeministrit, Sali Berisha, dorëzuan në gjykatën e Apelit ankimimin për masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje policore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Tre ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

Ashpërsimi i masës ndaj Berishës erdhi pasi ish-kryeministri nuk respektoi vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues.

Show More

Related Articles

Back to top button