LajmeRajon

Avokati: Kosova mund të futet në BE para Serbisë

Avokati serb Cedomir Stojkovic tha se do donte të kishte pasaportë kosovare, pasi sipas tij, kjo do të ishte më e mira për të ardhmen e tij.

Avokati tha se Serbia ka 33 vite që qëndron në të njëjtin vend, ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm, ndaj u shpreh ai “shanset janë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Europian para Serbisë”.

“Njerëzit të cilët aplikojnë për pasaportë kosovare, shikojnë se për 33 vite Serbia nuk ia doli t’i fusë ata në rrugëtimin europian të paqes.

Për 33 vjet, pas luftërave ballkanike, 33 vite më vonë, Beogradi vazhdon të organizojë formacione në veri të Kosovës.

Në të ardhmen ka më shumë mundësi që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Europian më shumë se Serbia, sepse Kosova, vërtet ka dëshirë të jetë pjesë e Bashkimit Europian, Kosova do të jetë pjesë e Nato-s.

Serbia ka 33 vite në të njëjtin vend. Unë do doja ta kisha pasaportën kosovare, do ishte më mirë për të ardhmen time”,-tha avokati serb në “Good Morning Albanians”.

Show More

Related Articles

Back to top button