LajmeMaqedoni

Azir Aliu nga Talini: Estonia mbështet Maqedoninë e Veriut për t’u bashkuar me BE-në

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, po ndodhet për vizitë zyrtare në Estoni, ku së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski u takuan me kryeministren e Estonisë – Kaja Kallas.

Në suaza të Samitit Digjital të Estonisë (Talinn Digital Summit), çdo vit takohen në të njëjtin vend të gjithë liderët nga e mbarë bota, për të shkëmbyer përvoja dhe ide mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme.

,,Me kryeministren Kallas, diskutuam për marrëdhëniet shumë të mira, avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në qeverisjen digjitale si dhe qëndrimet e dy qeverive mbi zhvillimet e fundit, si dhe sigurinë në kontinentin e Evropës“, deklaroi Ministri Aliu.

Ministri Aliu, theksoi se Estonia vazhdon tа mbështesë fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së.

,,Mbështetja e Estonisë, për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian është një shenjë e rëndësishme e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera evropiane.

Kjo mbeshtetje është shumë e rëndësishme në procesin e integrimit europian të vendin tonë”- përfundoi ministri Aliu.

Show More

Related Articles

Back to top button