BotaLajme

Baerbock: Bota duhet t’iu tregojë talibanëve se janë në drejtim të gabuar

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’iu dërgojë mesazh talibanëve se janë duke shkuar në drejtim të gabuar.

“Ndikimi ynë për atë që ndodh brenda Afganistanit është shumë i kufizuar. U përket talibanëve që të marrin vendime racionale që janë në interesin e tyre, ndonëse ashtu nuk janë duke vepruar tani”, ka thënë Bearbock gjatë një vizite në Islamabad, duke paralajmëruar se Afganistani mund të përballet me katastrofë humanitare.

“Nuk është faji i popullit afgan që Qeveria e tyre është përmbysur nga talibanët”, ka thënë ajo të martën në një konferencë të përbashkët me homologun e saj nga Pakistani, Bilawal Bhutto Zardari.

Baerbock ka thënë se Gjermania dhe Pakistani kanë ristrukturuar sistemin e tyre për të dërguar refugjatët afganë në Gjermani përmes Pakistanit.

Sipas saj, më shumë se 14,000 afganë, që kanë qenë veçanërisht në rrezik, kanë mundur të udhëtojnë në Gjermani në muajt e fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button