LajmeSport

Bajerni futet në mes Çellsit dhe Juventusit, kërkon sulmuesin serb

Derisa Juve dhe Çellsi vazhdojnë tratativat për shkëmbimin mes Romelu Lukakut dhe Dushan Vlahoviçit, nga Anglia vjen një lajm që mund të përziejë sërish kartat në tavolinë. Duke hapur një skenar të ri. Sipas shtypit anglez, pasi ka marrë një tjetër refuzim nga Totenhami për objektivin Hari Kejn, Bajern Munihu po provon të futet në diskutimin mes “bardhezinjve” dhe “bluve” për sulmuesin serb.

Bajerni ka kuptuar se duhet ta braktisë krejtësisht idenë për të arritur te kapiteni i Tottenhamit, për të cilin presidenti Daniel Levi kërkon të paktën 120 milionë euro. Në këtë mënyrë buxheti për bomberin mund të përdoret për t’u hedhur në sulm për Vlahovic, prej kohësh në qendër të diskutimeve mes Juventusit e Çellsit.

Për një shkëmbim sulmuesish ku edhe pse palët janë afruar, nuk kanë arritur akordin përfundimtar. Në këtë mënyrë Vlahoviç mund të futet në valsin e sulmuesve europiane që po karakterizon shumë lëvizje të merkatos.

Me bavarezët që kanë shifrat e duhura për të realizuar qëllimin e tyre, pasi 80 milionë euro të paguara menjëherë mund të mjaftojnë për të parakaluar Çellsin, duke e marrë Vlahoviçin në Bundesliga.

Show More

Related Articles

Back to top button