LajmeSport

Bajerni i pamëshirshëm, fiton miqësoren me 27-0!

Skuadra e Bajern Munihu ka zhvilluar një ndeshje miqësore, parasezonale ndaj një ekipi lokal, FC Rottach-Egern. Ekipi i Tomas Tushellit s’pati asnjë pikë mëshire ndaj kundërshtarit, pasi e mposhti me rezultatin e thellë 27-0.

Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala shënoi pesë gola në këtë ndeshje, si edhe Tel dhe Sabitzer. Golat tjerë për ekipin bavarez i realizuan: Gnabri (3), Dejvis, Laimer, Mazraoui, Upamekano, Sane, Guerrerio, Gravenberh, Koman dhe Sadio Mane.

Show More

Related Articles

Back to top button