LajmeSport

Bajerni pa një titullar udhëton drejt Spanjës për sfidën me Barcelonën

Ditën e mërkurë do të luhet sfida e madhe e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bajern Munihut. Skuadra bavareze do të udhëtojë pa një nga titullarët, mesfushorin gjerman Aleksandar Pavloviç.

Ai është dëmtuar ditën e shtunë në ndeshjen ndaj Shtutgartit (fituar 4-0), pasi ra keq me shpatull në fushë, duke qëndruar në tokë për disa minuta. Stafi mjekësor ka kryer trajtimin e nevojshëm përpara se ta nxirrte lojtarin nga fusha me dhimbje të dukshme.

Ai është zëvendësuar nga Zhoao Palinja, i cili ka të ngjarë ta zëvendësojë atë në ndeshjet e ardhshme. Në një deklaratë për media, Bajerni konfirmoi dëmtimin e Pavloviçit, që nuk do të jetë në fushë këtë mesjavë. Por, frika më e madhe, është se mesfushori mund të rikthehet në tetor, pra pas 10 ditësh.

Për lëndimin e Pavloviçit, trajneri Vincent Kompani konfirmoi mungesën dhe shoprehu brengën.

“Ndoshta ai ka qenë lojtari ynë më i mirë deri më tani këtë sezon. Mungesa e tij nuk do të ndryshojë asgjë në karrierën e tij, por sigurisht që është një problem për ne”, tha mes tjerash trajneri Kompani.

 

Show More

Related Articles

Back to top button