LajmeRajon

Banka Botërore: Kosova po dëshmon menaxhim të mirë ndaj krizave të viteve të fundit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur të hënën në takim drejtorit ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, Hayrettin Demircan, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë.

Ministri Murati ka falënderuar Demircan për bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën Botërore gjatë këtyre viteve, duke vënë theks në mbështetjen e kësaj banke ndaj reformave strukturore e ekonomike në vend.

Gjatë takimit, ministri Murati e ka njoftuar Demircan lidhur me indikatorët e fundit makrofiskal, si dhe masat e ndërmarra nga qeveria për mbështetjen e familjeve që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana e tij, Demircan u shpreh se Republika e Kosovës edhe më tej po dëshmon menaxhim të mirë ndaj krizave të viteve të fundit, ku edhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Bankës në fusha me interes të veçantë për Kosovën.

Show More

Related Articles

Back to top button