LajmeSport

Barcelona me plan konkret për rikthimin e Messit, PSG nis menjëherë mbrojtjen e asetit argjentinas

Barcelona po punon për rikthimin e Lionel Messit. Këtë sezon është thuajse e pamundur, pasi ai ka edhe një vit kontratë me PSG, por katalanasit do të bëjnë të pamundurën që ai mos rinovojë përtej vitit 2023 dhe verën e ardhshme ta rikthejnë në “Camp Nou”.

Deklaratës së presidentit Joan Laporta që u shpreh se Messit i ishte borxhli, së fundmi i është shtuar edhe trajneri Xavi Hernandez, që ka nxitur menaxhmentin e Barçës për të luajtur të gjitha kartat për sulmuesin argjentinas.

Lëvizja në fjalë e Barcelonës është në aspektin sportive dhe ekonomik. Xavi nga një anë mendon se Messi ka ende shumë për të dhënë në futbollin e luajtur dhe parashikon që ai të jetë vendimtar dhe në nivele të larta edhe për disa vite të tjera.

Ndërsa në klub janë të bindur se me imazhin e Messit sponsorë të fuqishëm do të afroheshin menjëherë. Por edhe PSG nuk po qëndron duarkryq. Klubi parizien që tani i ka ofruar Mesit mundësinë që të rinovojë kontratën e tij.

Ata duan që ai të vazhdojë të jetë pjesë e PSG përtej vitit 2023 me një kontratë shumëvjeçare dhe janë të gatshëm në çdo moment që të ulen në tavolinën e bisedimeve.

(BalkanWeb)

Show More

Related Articles

Back to top button