LajmeSport

Barcelona përballet me mungesa të mëdha kundër Interit

Frenki de Jong njëri nga mungesat më të mëdha Barcelonës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Trajneri Çavi Hernandes, ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e tretë të Grupit C të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën.
Memfis Depaj, Zhill Kounde, Hektor Belerin dhe Ronald Arauho, nuk janë rikuperuar nga lëndimet dhe e njëjta gjë vlen edhe për De Jong-un, i cili, siç raporton “Football Espana”, ende po përballet me një dëmtim të muskujve. 25-vjeçari ka grumbulluar tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar një gol. Ish-ylli i Milanit, Frenk Kessi do të udhëtojë në Itali së bashku me të rinjtë Pablo Torre dhe Mark Kasado.
Interi dhe Barcelona fituan nga tre pikë secila në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve, pasi shënuan fitore ndaj Viktoria Pëllzen dhe humbën nga Bajern Munihu.
Të dyja skuadrat do të takohen në “Giuseppe Meazza” të martën, në orën 21:00, ndërsa ndeshja e kthimit është në Barcelonë, javën e ardhshme, do të zhvillohet më 12 tetor.

Show More

Related Articles

Back to top button