LajmeRajon

Basha: Mijëra demokratë po dalin masivisht në votime

Prej mengjesit te kesaj te shtune po zhvillohet ne mbare vendin procesi i votimit per zgjedhjen e kreut te ri te partise demokratike, ku jane ne gare dy kandidate Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

Lulzim Basha votoi në qendren e votimit te deges nr.8 të PD në Tiranë.

Pasi votoi Basha iu drejtoi me nje mesazh demokrateve duke i falenderuar qe sipas tij po marrin pjese masivisht ne zgjedhje.

Shpreh mirënjohjen për mijëra demokratike që iu janë drejtuar kutive të votimit në këtë ditë me domethënie të veçantë dhe për nga rrethanat unike për PD-në. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush.Sepse ata mijëra demokratët që sot i drejtohen kutive të votimit kanë përballuar sulme nga më të padenjat e më të pamerituarat, padrejtësi të mëdha.
Por ata vazhdojnë të qëndrojnë jo për veten e tyre, jo për fatet e tyre personale por për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë në këtë familje politike në shërbim të shqiptarëve.

Basha shtoi se dalja masive ne zgjedhjet per kreun e partise, tregon se demokratet jane te vendosur ne ringritje.

Kjo dalje masive, që në mëngjes kam marrë mesazhe të pjesëmarrjes së demokratëve në këtë proces të sfiduar, të sprovuar por të vendosur që përmes votës së tyre sot të rinisin një ringritje të PD-së, jo vetëm për demokratët por me dhembshuri për çdo shqiptar, me shpresë tek Shqipëria e besim tek Zoti.

Show More

Related Articles

Back to top button