LajmeRajon

Basha u përgjigjet akuzave të Berishës: Vettingu do tregojë kush është i korruptuar, po mban peng PD-në për interesa personale

Lulzim Basha ka kërkuar sërish vetting për politikanët, teksa u është përgjigjur akuzave të Sali Berishës.

Ky i fundit tha se Basha është në shërbim të Ramës për t’i shpëtuar arrestimit të tij.

Në një postim në Tëitter, Basha tha se hetimi pasuror do të tregoj se kush është i korruptuari i këtyre 32 viteve e kush jo, ndërsa shtoi se Berisha po mban peng PD-në për interesa personale.

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.

Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë”, shkruan Basha.

Show More

Related Articles

Back to top button