GostivarLajme

Bashkësia Fetare Islame institucion gjithëpërfshirës dhe transparent / Muftinia e Gostivarit publikon të hyrat nga Sadakatul Fitri dhe Zeqati

Transparenca, llogaridhënia përpara mediave dhe qytetarëve ishin synim kryesor i kreut të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së H. Hfz. Shaqir Fetai në ardhjen e tij në krye të institucionit më të lartë fetar në vend.

”Transparenca është garancia e vetme që institucionet të fitojnë besimin e qytetarëve. Besimi në institucionet sidomos ato fetare është qenësor për zhvillimin e shoqërisë. Bashkësia Fetare Islame është institucioni më transparent për shkak të zbatimit të disa politikave që kanë të bëjnë me hapjen e këtij institucioni. Ne e kemi hapur BFI – në që të kenë qasje të gjithë” , i tha televizionit Globi kreu i Bashkësisë Fetare Islame H. Hfz. Shaqir Fetai , i pyetur për të komentuar informacionet që së fundmi publikojnë Muftinitë e BFI në nivel shteti, e që kanë bëjnë me të hyrat e realizuara gjatë muajit Ramazan nga Sadakatul Fitri dhe Zeqati.

Shpresojmë që një institucion transparent si BFI të shërbejë si model për gjitha institucionet tjera në vënd, tha Fetai.

Ndryshe, pas Muftinisë së Shkupit ishte sot Muftinia e Gostivarit ajo që publikoi të hyrat nga Sadakatul Fitri dhe Zeqati. Muftinia e Gostivarit ka falënderuar mbarë besimtarët e territorit të saj, nëpunësit fetarë dhe këshillat e xhamive, për kontributin e dhënë në Sadekatul Fitër dhe Zeqat gjatë muajit Ramazan, me çka ata ndihmojnë mirëmbajtjen e institucioneve edukativo-arsimore si SHMI “Medreseja ISA BEU” me paralelelet e saja dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Muftinisë së Gostivarit:

Muftinia e BFI-Gostivar, falënderon mbarë besimtarët e territorit të saj, nëpunësit fetarë dhe këshillat e xhamive, për kontributin e dhënë në Sadekatul Fitër dhe Zeqat gjatë muajit Ramazan, në mirëmbajtjen e institucioneve edukativo-arsimore: SHMI “Medreseja ISA BEU” me paralelelet e saja dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

Shuma totale e mbledhur në Sadekatul Fitër është: 6.888.000, denarë ose 112.000, Euro ndërsa në Zeqat është: 6.150.986, denarë ose 100.016, Euro.

Vlera totale kap shumën prej: 13.038.986, denarë ose 212.016, euro.

Lusim All-llahun xh.sh. që të gjithë besimtarët t’i shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme dhe t’ju shtojë bereqetin.

Të bashkëngjitur e keni listën me kontributin e xhematit të secilës xhami.

Show More

Related Articles

Back to top button