LajmeRajon

Bashkohet grupi i PD, Berisha e Bardhi në një tryezë

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike vendosën të bashkohen pa kushte dhe përballë njëri-tjetrit duke unifikuar aksionin e tyre parlamentar dhe politik, pas më shumë se dy vitesh përplasje mes njëri-tjetrit.

Ftesës së kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, krahas deputetëve të Sali Berishës i’u përgjigjën pozitivisht edhe kryetarët e partive opozitare, ndërsa tryeza u bojkotua nga ligjvënësit që mbështesin Lulzim Bashën.

Gazment Bardhi, si thirrës i takimit i ftoi 43 kolegët e tij demokratë të dalin me një axhendë të përbashkët parlamentare lidhur me aksionin opozitar kundër qeverisë për të cilën puna tha se duhet të nisë nga reforma zgjedhore.

“Çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë. Ndaj bindjen me shumicën prej jush që sot të unifiokojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës duke e nisur me një axhendë parlamentare”, tha Gazment Bardhi.

Ftesa e Bardhit për bashkërendim të aksionit opozitar gjeti mbështetjen e ish-Kryeministrit Berisha, i cili tha se krahas ndryshimeve në kodin elektoral, opozita duhet të këmbëngulë në të drejtën e saj kushtetuese për hetim parlamentar, pa lanë mënjanë edhe protestat e qëndrueshme me qytetarët në sheshe.

“Ky takim i ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealistë dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 Majit. Vetëm protestat e qëndrueshme popullore mund t’i japë vendin atij”, u shpreh Sali Berisha.

Edhe krerët e partive opozitare e cilësuan domosdoshmëri bashkimin e opozitës, duke propozuar që takime të ngjashme të mbahen çdo javë.

“Ky takim duhet të jetë i përjavshëm përpara çdo seance parlamentare”, deklaroi Fatmir Mediu.

Pas takimit, Berisha e Bardhi konfirmuan unifikimin e axhendës opozitare duke ftuar ata deputetë që e bojkotuan atë.

Sali Berisha: Thirrja ime është për çdo deputet të vendosur për të luftuar këtë regjim.

Gazment Bardhi: Nga sot opozita ka një axhendë të unifikuar.

Në tryezën e përbashkët, 43 deputetët e opozitës ranë dakort që prioritet i axhendës opozitare të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, si dhe ngritja e tre komisoineve hetimore parlamentare për PPP dhe problematikat në shëndetësi.

Show More

Related Articles

Back to top button