LajmeMaqedoni

Bastisje në Shkup, arrestohet dileri në rajonin e Bit Pazarit

Gjatë ditës së djeshme, në ora 15:30, në zonën e Bit Pazarit policia ka privuar nga liria 44-vjeçarin A.K. nga Shkupi. Pas bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur marihuanë dhe një peshore digjitale.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer sipas urdhrit gjyqësor të lëshuar më parë, efektivët e policisë gjetën marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button