LajmeMaqedoni

Bastisje në Tetovë, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) informon se dje (13.11.2023) në ora 15:00 në fshatin Reçicë e Vogël në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar 55 vjeçarin B.A nga Reçica e Vogël.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Beretta”, një revole, disa fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë për një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

“Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Suzuki” me targa regjistrimi të Tetovës i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, disa gëzhoja të kalibrit të ndryshëm dhe sende të tjera. Personi u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Show More

Related Articles

Back to top button