LajmeSport

Bayern ia cakton çmimin, Lewandowski kushton 50 milionë euro

Sulmuesi polak Robert Lewandowski, me çdo kusht po kërkon kalimin tek Barcelona.

Së fundmi ai e ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur për katalunasit, duke bërë me dije se e ka synim që të largohet nga Bayern Munchen gjatë verës.

Deri më tani skuadra gjermane nuk e ka lejuar kalimin e polakut tek ndonjë skuadër tjetër.

Por, tani duke se 33 vjeçarit “bavarezët” ia kanë vendosur çmimin.

Sipas raportimit “Lewangolski” do të kushtojë 50 milionë euro.

Kontrata e Robert Lewandowskit, me Bayern Munchen është e vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button