LajmeMaqedoni

BDI të hënën feston 21 vjetorin e themelimit

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI të hënën në Hotel Aleksandar Palas me një koktej rasti do të shënon 21 vjetorin e themelimit, njofton Flaka. Aktiviteti do të fillon në ora 14.

Bashkimi Demokratik për Integrim u themelua në vitin 2002, kurse themeluesit e saj janë ish-udhëheqësit e organizatës Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), e cila në vitin 2001 ishte në konflikt ushtarak me formacionet policore-ushtarake të Republikës së Maqedonisë.

Nga viti 2002 e deri më sot, BDI-ja ka fituar zgjedhjet ekskluzivisht vetëm midis shqiptarëve! Në shumicën e zgjedhjeve, fitorja bazohej në përcaktime programore, përmes të cilave kërkohej realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve. Flaka

Show More

Related Articles

Back to top button