Bashkimi Europian reagoi ndaj pretendimeve të Serbisë se nuk ka ndërmend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, dhe aneksin e zbatimit të saj. Kryeministrja serbe, Ana Bernabiq përcolli në Bruksel dokumentin që tregonte hezitimin e Beogradit dhe e konsideronte marrëveshjen e arritur në Ohër jo ligjërisht detyruese. Përmes zëdhënësit Peter Stano, BE-ja tregoi se në fakt, ujdia është pikërisht e tillë. “Bashkimi Evropian përsërit se marrëveshja është ligjërisht detyruese, në tërësi, për të dyja palët: Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës europian”, deklaroi Stano. Zëdhënësi hyri këtë herë në detaje më të imtësishme duke shpjeguar se ujdia dhe aneksi për implementimin e saj “janë bërë ligjërisht të detyrueshme përmes deklaratës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrell në 18 mars 2023”. “Ky ka qenë qëndrim i vazhdueshëm i BE-së, i cili ka qenë i komunikuar publikisht në disa raste”, theksoi Stano. Burimet e BE-së kanë sqaruar se vlerësimet për natyrën detyruese të marrëveshjes janë në përputhje me nenin 11 të Konventës së Vjenës për ligjin rreth traktateve, i cili thotë se “pajtimi i një shteti me një marrëveshje detyruese mund të shprehet përmes firmës, shkëmbimit të instrumenteve që përbëjnë marrëveshje, ratifikimit, pranimit, miratimit apo çfarëdo mjeti tjetër, nëse palët në atë mënyrë kanë rënë dakord. Dhe palëve në Ohër u është bërë e qartë hollësisht kjo mënyrë e dhënies së pëlqimit. Të dy liderët u pajtuan aty për aty, dhe nuk përcollën asnjë kundërshti në praninë e përfaqësuesit të lartë, Borrell, dhe të dërguarit për dialog, Mirosllav Lajçak.
Read Next
54 minutes ago
Shabani në mision për t’i ribashkuar Taravarin dhe Selën
1 day ago
Produktet nga shporta e Vitit të Ri janë liruar për 10 për qind
1 day ago
Ta ngremë zërin kundër shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni
1 day ago
Tekniku Italian gati të zëvëndësojë Fonsekën në pankinën e Milanit
1 day ago
“Ish krerët e UÇK po mbahen peng në Hagë”/ Rama nga Prishtina: Procesi është i parregullt
1 day ago
Taravari pas ankesave të mjekëve në “Kozle”: Nuk na duhet emocione, do të vendosim në bazë pragmatike
1 day ago
Nga 1 janari në Maqedoni rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve
1 day ago
VLEN: Ndaluam Ligjin për arsimin të mesëm, jemi garancë për interesat e shqiptarëve
1 day ago
Kurti: Ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë, për të kaluar pengesat për anëtarësim në NATO
1 day ago