LajmeRajon

Begaj, i shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës: BE dhe NATO të ndalojnë provokimet serbe në Kosovë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç. Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, drejtuesit e dy shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas nën kryesimin e tyre u zhvillua takimi i zgjeruar i delegacioneve zyrtare.

Të dy krerët e shteteve gjatë konferencës së përbashkët për shtyp vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera të partneritetit strategjik midis dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj u shpreh se vizita e Presidentit Milanoviç në Tiranë, vjen në një moment kyç, veçanërisht për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe Kroacia janë kontribuese aktive dhe faktorë të rëndësishëm e të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Një vëmendje të veçantë dy presidentët i kushtuan zhvillimeve rajonale. “Dënuam ngjarjet dramatike në veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist e kriminal ndaj policisë në Banjskë më 24 shtator të këtij viti. I shpreha shqetësimin mikut tim lidhur me përgatitjet dhe armatimin e rëndë ushtarak të përdorur nga grupi terrorist. Nënvizova nevojën e rritjes së presionit nga ana e Bashkimit Evropian për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive me ndikim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit,” – tha Presidenti Begaj.

Show More

Related Articles

Back to top button