LajmeMaqedoni

Bekim Rexhepi premton se rruga Tetovë – Prizren do të jetë e sigurt dhe nuk do ta ndjek fati i autostradës Kërçovë – Ohër

Mjetet për projektim janë siguruar, ndërkaq për ndërtimin ende jo pasi pritet të përfundojë projektimi.

Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve në “10 minuta” në TV21 bëri të ditur se varianti final i rrugës Tetovë – Prizren tashmë është gati dhe se e njëjta pritet të shkurtojë rrugën aktuale për 150 kilometra.

“Ky aks rrugor do të lidhet me autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë. Shkurtimi i rrugës do të jetë bukur i madh. Tani sipas asaj që pash, nga Tetova deri në Prizren tani ka 195 deri në 200 kilometra kurse sipas parametrave, sepse tani nuk kemi projekt ku saktë do të tregohet se sa kilometra por përafërsisht Tetovë – Prizren sipas projektit që do të jetë do të jetë afërisht 50 km”, tha Rexhepi.

Paraprakisht ka bërë të ditur se do të ketë tunel prej 6.4 kilometrash i cili do të bashkëfinancohet nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova dhe do të jetë në pikën kufitare. Siguroi se nuk do ta ndjek fati i Kërçovë – Ohër pasi tha se do të jetë e sigurt dhe me standard të lartë.

Rexhepi njoftoi se rruga do të fillojë nga Tetova, kah Kodra e Diellit dhe do të kalojë nëpër fshatin Shipkovicë dhe Veshallë.

Show More

Related Articles

Back to top button