LajmeMaqedoni

Bekteshi: Kompanitë jashtë Shkupit u diskriminuan gjatë privatizimit! Tani mbështesim edhe kompanitë nga Pollogu

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se shumica e qytetarëve mbështesin masat anti-krizë të qeverisë, përcjell TV21. Bekteshi në paraqitjen e sotme në ngjarjen #MKEkonomi “Po rritet besimi” dedikuar për kompanitë përfituese sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, tha se për dallim nga e kaluara, ku kompani nga rajone jashtë Shkupit, janë diskriminuar, tani, sipas tij, edhe kompani nga i gjithë territori i shtetit po marrin mbështetje nga nga shteti.

“Qytetarët tanë të cilët nuk kanë qenë në kuadër të qytetit të Shkupit, por edhe pjesë e privatizimit, procedurë pothuajse krejtësisht diskriminuese, nuk kanë pasur mundësi që të jenë të barabartë me konkurrentët e tyre në treg, sot kjo ndryshon, dhe ndryshon pikërisht nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve. Nëse para vitit 2017 por edhe gjatë vitit 2017-2018, kompanitë e Pollogut, e Maqedonisë veri-perendimore, veri-lindore, ishin pothuajse krejtësisht skeptikë se shteti mund të ndihmojë edhe ata, sot flasim për një numër të konsiderueshëm të kompanive të cilat vijnë nga ky rajon dhe mbështeten drejtpërdrejtë nga shteti, pikërisht ato rajone ndjehen më të përfaqësuara”, tha mes tjerash Bekteshi duke i bërë thirrje edhe diasporës që të investojë në vendlindje./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button