LajmeMaqedoni

Bekteshi: Nuk ka vazhdim të masës për ngrirje të çmimeve të produkteve bujqësore, rryma nuk do të shtrenjtohet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se nuk do të vazhdojë masa e ngrirjes së çmimeve për prodhimet bujqësore, përcjell TV21. Bekteshi tha se aktualisht çmimet e prodhimeve bujqësore janë në nivel më të ulët se sa ai i ngrirjes.

“Nuk do të vazhdojë masa në pjesën e prodhimeve bujqësore duke pasur parasysh se sipas të dhënave që i kemi ne si Ministri e Ekonomisë, shumica e produkteve janë në vlerë më të ulët nga çmimet e ngrira që i kemi pasur më parë. Në rast se, nga dita kur nuk do të vlejë ai vendim për ngrirje, ka keqpërdorime nga ana e tregtarëve, ne në bazë ditore e ndjekim situatën, gjithsesi se do të vijojnë masa të ndryshme”, tha mes tjerash Bekteshi.

Po ashtu Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi  siguroi se qytetarët nuk do të paguajnë rrymë më të shtrenjtë se tani. Bekteshi thotë se përkundrazi, pritet që qytetarët të paguajnë rrymë më të lirë elektrike.

“Ne kemi mekanizma tjera me të cilat mundemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve dhe nëse flasim vetëm për ato 8% unë prej sot ju garantoj se ato 8% do të ulen nëse ka nevojë në parametra tjera në vërtetimin e çmimit. Por kjo nuk do të thotë se vetëm 8% do të ulet. Ka mundësi më tepër se 8%. Dhe ja sot publikisht ju them që qytetarët nuk do të paguajnë fatura më të larta për energji elektrike nga ajo e mëparshmja por do të jetë e kundërta, do të paguajnë më pak nga ajo që e kemi momentalisht”, tha mes tjerash Bekteshi.

Show More

Related Articles

Back to top button