LajmeRajon

Berisha: Nëse ia mban Edi Ramës le të vijë në debat me mua, t’i tregoj sa i vlen lëkura

Berisha në një deklaratë për mediat shprehet se edhe pse nuk ka dëshirë të ulet bashkë me Ramën, e fton në një debat sepse ia imponon detyrimi që ka ndaj qytetarëve.

“Ne kemi vulën, flamurin, siglën dhe flamurin në përputhje me ligjin. Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze në historinë tonë elektorale. Dhe vazhdojmë me intensitet. Imagjino tani: Kandidatët e shpellës me kandidatët tanë në primare, çfarë epërsie morale kanë këta krahasuar me kandidatët e Rozetave të Edi Ramës. Kjo e ka tmerruar Edi Ramën.

Imagjinoni ju Sakon e Durrësit me Igli Carën? Sako, e cila është thjesht një zyrtare në duart e mafies. Se aty po kërcet dajaku. Por unë jam që të shkojnë para ligjit ata. Kurse Igli Cara përfaqëson qytetarin e Durrësit, banorët e Durrësit me të gjithë problematikat që kanë. Le të vijë Erion Veliaj në një debat me Belind Këlliçin. Nuk vjen kurrë. Ka tmerr nga fytyra e vet. Sepse ai në çdo fjalë që do nxjerrë në atë debat, do kujtojë minierën e tij të floririt që po vjedh shqiptarët.

Do kujtojë tenderët-kallp, mashtrimet, vjedhjet e tmerrshme. Prandaj në këto zgjedhje janë të tmerruar. Pastaj në ia mbajttë, të vijë Edi Rama me mua në debat. Të dalë pak. T’i tregoj se sa i vlen lëkura atij. E ftoj, pavarësisht se nuk dua të ulem kurrë me të, por detyrimi ndaj qytetarëve më imponon”, ka thënë Berisha.

Show More

Related Articles

Back to top button