LajmeMaqedoni

Bfi takon Kryetarë të qendrave Islame në Diasporë

Më 28.07.2023 Drejtori i Sektorit të Diasporës pran BFI e RMV Dr Selver Xhemaili, nën përkujdesjen e Reisul Ulemasë e BFI e RMV H. Hfz Shaqir ef. Fetai organizoi tubim me Kryetarë të Unioneve të Qendrave islame në Diasporë ku morën pjesë shumë imamë, kryetarë të qendrave, antarë të Kryesive të xhamive dhe të tjerë. Drejtori Dr. Selver Xhemaili përshënde të pranishmit duke ju dëshiruar mirëseatdhje. Reisul Ulema në fjalēn e tij së pari ju shprehi mirëseardhje, ju falënderoi për prezencën masovike, ju shprehu mirënhohje për kontributin e madh që jspin në organizimin e jetës fetare e kombëtare në Diasporë dhe në vendlindje dhe njoftoi të pranishmit me ecuritë e punëve dhe aktiviteteve në BFI si dhe planet në të ardhmen.
Tubinin e përshëndetën H. Mensur Halili, Kryetar i Unionit të Bashkësive islame të Gjermanisë, H. Hfz Mehas Alija, Kryetar i KMSH në Zvicër, H. Hfz Enin Limani, Kryetar i Kuvendit të Unionit të Bashkësive islame në Austri dhevZ. Basri ef. Kurtishi imam në Kopemhagë, i cili foli në emër të qendrave në Skandinavi, ku falënderuan për këtë takim dhe shprehën propozimet e tyre për nje bashkpunim më të thellë në mes vendlindjes dhe diasporës. Në fund fjalë përshendetësi mbajti Drejtori e SzhNI “Medreseja Isa Beu” në Shkup Dr Islam ef Islami. Pasiqë u ndanë mirënjohje Reisul Uleme shtroi darkë nē shenjë respekti për punën e madhe të tyre kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Show More

Related Articles

Back to top button