LajmeMaqedoni

Bislimoski: Do te ketë tarifë të lirë te energjisë elektrike, fillon më 1 dhjetor

Amvisëritë do të mund të përdorin tarifën e lirë ditore nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Qytetarët do ta kenë këtë përfitim nga 1 dhjetori, ndonëse paraprakisht u tha se mund të vendoset edhe gjatë verës. Kreu i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, thotë se do të vendoset tarifa e lirë dhe se nuk po devijojnë nga synimi, ndonëse paraprakisht nga Elektroshprëndarja thanë se vetëm 170 mijë metra janë digjital dhe do të mund të vendosen me kompjuter, 650 mijë të tjerat do të duhet të vendosen manualisht për t’u përshtatur dhe që kjo të ndodhë, duhet të pritet që sistemi i ri tarifor të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

“Tarifa e lirë fillon nga 1 dhjetori, në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00 dhe në dhjetëditëshin e parë të muajit dhjetor, shumica e konsumatorëve, shumica e amvisërive do të kenë qasje në tarifën e lirë. Pra, nuk ka probleme, do të vendoset tarifa e lirë dhe do të jetë një lajm i mirë për qytetarët, veçanërisht për pensionistët, të cilët në periudhën e kaluar kanë thënë qartë se tarifa e lirë i ndihmon shumë në standardin e tyre”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KrrE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button