BotaLajme

Blinken arrin në Izrael për bisedime

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Izrael, derisa po tenton të rikthejë në tavolinë bisedimet për një armëpushim në Gaza.

Vizita e tij është pjesë e një turneu të gjerë në Lindjen e Mesme, ku Blinken pritet nesër të vizitojë edhe Jordaninë dhe Katarin, transmeton Telegrafi.

Ai do të fokusohet në atë se si t’i jepet fund luftës, planet për Gazan pas përfundimit të luftës dhe si të përmirësohet asistenca humanitare.

Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ndryshe Blinken ka qenë nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite i përfshirë në bisedimet që kishin për qëllim arritjen e armëpushimit.

 

Show More

Related Articles

Back to top button