BotaLajme

Blinken kritikon planet e luftës të Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë disa prej deklaratave më të ashpra publike deri më tani për Izraelin, lidhur me luftën e tij në Gazë. Kryediplomati amerikan tha se taktikat izraelite kanë prodhuar “një humbje të tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm”, por nuk kanë arritur të neutralizojnë liderët dhe luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjë që mund të çojë në një kryengritje të qëndrueshme.

Në dy intervista televizive, Blinken theksoi se SHBA-ja beson se forcat izraelite “duhet të largohen nga Gaza”, por po ashtu tha se pret që të shohë plane të besueshme nga Izraeli për sigurinë dhe qeverisjen në këtë territor pasi të përfundojë lufta.

Show More

Related Articles

Back to top button