LajmeRajon

Bombardimet e NATO-s në Serbi/ Shënohet 24-vjetori i sulmeve ajrore që i dhanë fund masakrave serbe në Kosovë 

Kjo e premte shënon 24-vjetorin e sulmeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut kundër bazave ushtarake serbe.

Në orët e pasdites së 24 marsit të vitit 1999, NATO nisi fushatën 78 ditore të bombardimeve, duke i dhënë fund luftës në Kosovë.

Urdhrin për fillimin e bombardimeve e dha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton përmes një fjalimi historik që mbajti para popullit amerikan

Sulmet ajrore u ndërprenë më 10 qershor, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pesë vendet e përhershme anëtare, ranë dakord që në Kosovë të vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila do të administronte fazën tranzitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

Dy ditë më pas në 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30 mijë ishin nga vendet e NATO-s.

Sot, 24 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël dhe ndodhen në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.

Show More

Related Articles

Back to top button