LajmeRajon

Borrelli s’e adreson krizën Kosovë-Serbi në Konferencën e Ambasadorëve në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, gjatë fjalës së tij në hapje të Konferencës Vjetore të Ambasadorëve të BE-së në Bruksel, derisa ka adresuar sfidat aktuale gjeopolitike në mjedisin e sigurisë globale të zhytur në krizë, nuk është ndalur të flasë për rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi.

Shefi i diplomacisë evropiane ka komentuar harkun e krizës që shtrihet nga Ukraina dhe Rusia në Azerbajxhan dhe Armeni e deri në konfliktin e fundit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, porse nuk ka adresuar krizën aktuale në Ballkanin Perëndimor, sepse siç ka thënë ai, do t’i kushtojë vëmendje çështjeve që janë më të rëndësishme për sigurinë e Evropës.

“Ne duhet të flasim për Armeninë, Azerbajxhanin, Libinë, Etiopinë, Sudanin, Jemenin, Iranin, Afganistanin, Serbinë, Kosovën – mos u shqetësoni se nuk do ta bëj këtë. Së pari, sepse është e pamundur dhe së dyti, dua t’i kushtoj vëmendje çështjeve transversale që janë të rëndësishme”, ka thënë kryediplomati evropian të hënën në një konferencë për media.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka kaluar nëpër disa valë tash e një kohë, duke ndërruar drejtim si përgjigje ndaj krizave të reja, derisa terreni i kërkimit të madh për “shkakun e vetëm” dhe “formulën e zgjidhjes” në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy fqinjëve armiqësorë pritet të vazhdojë ditët në vijim.

Konferenca Vjetore e Ambasadorëve mbledh së bashku në një tryezë ambasadorët e BE-së nga mbi njëqind delegacione dhe zyra të BE-së në mbarë botën, përveç krerëve të misioneve ushtarake dhe civile të BE-së dhe kryesuesve të Komisionit Evropian (KE) në të 27 shtetet anëtare të BE-së.(AP)

Show More

Related Articles

Back to top button