GostivarLajmeMaqedoni

Bota akademike pasurohet edhe me një doktor të shkencave / Dashmir Saiti doktor i shkencave të ekonomisë

Në fakultetin ekonomik të universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Dashmir Saiti nga Gostivari, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, ku trajtoi temën “Ndikimi i kreditimit dhe normave të interesit në aktivitetin ekonomik – me fokus të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Anëtarët e komisionit në përbërje prof. dr. Gjorgji Gockov, prof. dr. Klimentina Popovska, prof. dr. Elena Naumovska, prof. dr. Predrag Trpevski dhe mentori prof. dr. Borçe Trenovski e vlerësuan lartë punën shkencore dhe hulumtuese të kandidatit Dashmir Saiti.

Dashmir Saiti , është bashkëpunëtor i jashtëm i fakultetit ekonomik të Universitetit të Tetovës.

Show More

Related Articles

Back to top button