LajmeRajon

Braktis foshnjën e tretë! Bebja dy muajshe u gjet në rrugë nga një person në Durrës

Një burrë me një foshnje në krah u paraqit në fundjavë pranë Shtëpisë së Fëmijës në Durrës, duke deklaruar se e gjeti beben në rrugë.

Punonjëset në shërbim pasi i dhanë një biberon me qumësht e orientuan, në bazë të protokollit, që ta dërgojë atë në spitalin e Durrësit për kontroll mjekësor. Pas kësaj, policia nisi menjëherë hetimet nga të cilat rezultoi se foshnja, një vajzë vetëm dymuajshe, ishte lënë nga nëna në anë të rrugës në zonën e Golemit. Hetimet çuan në identifikimin e nënës së foshnjes, një 22-vjeçare që ndonëse me banim në Tiranë e ka lindur fëmijën në maternitetin e Durrësit.

E shpallur në kërkim nga policia e Kavajës për veprën penale të “braktisjes së të miturve”, 22-vjeçarja rome Denada Sula u kap nga shërbimet policore dhe deklaroi se e ka të pamundur të rrisë fëmijën e saj.

Top Channel mëson se nëna e re ka një proces të hapur gjyqësor për të njëjtën vepër penale në Gjykatën e Durrësit. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ajo braktisi dy fëmijët e saj, përkatësisht një djalë 3 vjeç dhe një vajzë 9-muajshe, në afërsi të gjykatës. Në atë kohë ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, që erdhi në jetë nën peshë në maternitetin e Durrësit, për të pasur të njëjtin fat, si motra dhe vëllai i saj.

Show More

Related Articles

Back to top button